beTIRANË- Ish- të përndjekurit politikë kanë zgjedhur 29 Nëntorin për të nisur një marshim nga Sheshi ‘Skënderbej’ e për tu ndalur në bulevard, përpara kryeministrisë ku u mbajt edhe fjala e rastit.

“Ne sot i kujtojmë shoqërisë se çfarë solli kjo ditë e zezë për shqiptarët, ku mbi 6 mijë vetë u pushkatuan, mbi 50 mijë familje të internuar që nga mosha 1 vjeç deri në moshën 19-vjeçare. Në çdo datë 29 Nëntor ne do të kujtojmë krimet që ka bërë kjo parti dhe që kanë bërë komunistët”, tha kreu i Institutit të ish-të përndjekurve Besim Ndregjoni.

Ish të përndjekurit deklarojnë se rruga drejt Europës nis me ndëshkimin e figurës së diktatorit Hoxha.

“Ne jemi të paqes, ju jeni të urrejtjes. Nuk është vonë, në Europë nuk shkohet me data e simbole të diktaturës, por shkohet me dashuri vëllazërore, shkohet duke dënuar krimin komunist, duke dënuar Enver Hoxhën dhe jo duke i bërë bunkerin muze. Zoti Rama rilindja nuk fillon nga Enveri. Rilindja fillon nga ato burra, te Ismail Qemali me shokë”, tha më tej Ndregjoni.

Ndërsa ish-të përndjekurit e tjerë thërrisnin ‘Poshtë qeveria e krimit”

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb