UGANDE

Të paktën 29 persona kanë vdekur natën e kaluar pas përmbysjes së anijes me të cilën ata udhëtonin, në ujërat e liqenit Vittoria në Kampala, Uganda.

Lajmin e ka bërë të ditur policia duke precizuar që gjatë operacionit janë shpëtuar 27, duke saktësuar se në bondin e anijes në momentin e përmbysjes ishin rreth 90 pasagjerë, gjë që të bën të mendosh se bilanci i viktimave është më i madh.

Sipas zëdhënësit të policisë anija ishte shumë e dëmtuar dhe nuk kishte licencë lundrimi. Pavarësisht kësaj vazhdonte të transportonte pasagjerë, të cilët bëni shëtitje turistike në liqen, shumë i populluar mbi të gjitha nga të rinjtë gjatë fundjavës.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb