Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kujton 20 shkurtin e vitit 2019, kur shqiptarët u ngritën në protestë masive, duke rrëzuar bustin e diktatorit Enver Hoxha.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Basha shkruan se kjo ditë kujtohet sot me krenari, ndërsa nderon çdo shqiptar që më 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit. Sipas kreut të PD, si 29 vite më parë, edhe sot çdo shqiptar ka ende një qëllim madhor: ta bëjë Shqipërinë si Evropa.

“20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit.
Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit.

20 shkurti eshte dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në sherbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa. #20shkurt #DiteMeTeMira”, shkruan Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb