Shqipëria ia ka dalë edhe këtë vit për të qenë një artaksion turistik, madje duke tërhequr më shumë vizitorë se një vit më parë.  Bazuar në të dhënat  zyrtare të përpunuara nga Pikat e Kalimit Kufitar, për periudhën qershor – gusht 2019 kanë hyre në shqipëri rreth 8% më shumë turistë se në vitin 2018.

Në një intervistë për News24 drejtori i departamentit për kufirin dhe migracioni, Eduart Merkaj tha se në Shqipëri këtë verë kanë hyrë 9 milionë e 780 persona, nga të cilët 3 milionë e 400 janë të huaj dhe kanë deklaruar në kufij se kanë ardhur në Shqipëri për turizëm.

Pikat kufitare më të frekuentuara kanë qenë Muriqani dhe Kakavija por sivjet ka pasur numër të konsiderueshem lëvizjesh edhe nga aeroporti i Rinasit.

E ndërsa për turistët kufijtë e Shqipërisë kanë qënë të hapur dhe policia I ka ndihmuar edhe me procedure të përshpejtuar kalimi, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për emigrantët e parregullt. Prej 22 majit të këtij viti policia kufitare në bashkëpunim me 50 oficere të FRONTEX kanë nisur një operacion për të luftuar këtë fenomen.

Nga 2500 emigrantë të parregullt të kapur në kufi vetëm 1300 prej tyre kanë kërkuar kërkuar azil në republikën e shqipërisë dhe po trajtohen conform ligjit në qendrën pritëse në Babrru.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb