Suedia shpesh merr vendin e parë në renditjet e shteteve kur vjen puna te rritja e fëmijëve, ambienti apo bujaria e banorëve. Së fundi, Suedia ka dalë e para edhe në renditjen e shteteve më të mira për jetesën e grave, sipas Universitetit të Biznesit UPenn’s. Ministrja suedeze për Barazi Gjinore, Asa Regner, thotë se vendit i janë dashur disa dekada për ta arritur këtë.

Ajo tregon se janë disa faktorë që kanë ndikuar që Suedia të bëhet shteti që u ofron jetën më kualitative grave.

Sistemi individual i taksave

Çiftet e martuara në Suedi paguajnë taksa individualisht, pasi secili person ka nevojat e veta, dhe nuk ka nevojë të paguajë tatim për dikë tjetër. Ky sistem aplikohet atje që nga viti 1971.

Pushimi prindëror

sweden-children-1

Suedia ka sistemin më bujar të pushimeve të lehonisë në botë. Prindërit marrin 480 ditë pushim secili, me 80 përqind të pagës. Këto ditë ata mund t’i përdorin derisa fëmija të mbush 8 vjet, kurse burrat marrin 90 ditë vetëm për ta.

Kjo ua ka mundësuar prindërve që të organizojnë në mënyrë perfekte jetën mes punës dhe familjes.

Kontrolli mbi bizneset

Më 2008, Suedia nënshkroi Aktin e Diskriminimit, i cili thotë që kompanitë me 25 apo më shumë punëtorë u nënshtrohen kontrolleve çdo vit. Kompanitë që nuk marrin masa të paguajnë njësoj burrat dhe gratë paguajnë dënime të majme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: