TIRANE – Tre ditë më parë këngëtarja Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë vogëlushin e saj që e pagëzoi me emrin Jon. Lajmin e ëmbël e dha vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instgram, të cilin e shoqërontë edhe me një foto të dorës së vogëlushit.

“Mirë se erdhë në jetë princi i vogël Jon”- shkruante Adelina. Më pas këngëtarja shqiptare organizoi edhe një festë të madhe në shtëpi për princin e saj.

Por ditën e sotme ajo ka postuar në “Instastory” një foto ku tregon se edhe pse ka 3 ditë që ka ardhur në jetë, djali po mbulohet me dhurata firmato. Një mik i saj i ka dërguar një dhuratë të shtrenjtë. Në foton e publikuar nga Adelina shfaqet një kostum për fëmijë Gucci, i shoqëruar me kapuç dhe papuçe të vogla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: