4 pikë të lënë në 2 minuta e 20 sekonda kanë përmbysur sezonin e Kukësit duke bërë që verilindorët të lëshojnë kreun e klasifikimit. Ndaj Bylis pësuan gol në sekondat e fundit të shtesës, një barazim që tërboi presidentin Gjici por më shumë se sa pikët e lëna në Ballsh, ajo që djeg më shumë ishte humbja me përmbysje përballë një rivali direkt si Tirana. Në këtë situatë aspak pozitive ai që ngre zërin është pikërisht presidenti Gjici.

Gjici
Gjici

Numri një i klubit verilindor kërkon tashmë nga ekipi i tij 3 fitore radhazi por sigurisht kjo nuk është aspak e lehtë pasi duhet të luajnë në transfertë kundër Teutës, presin Vllazninë dhe më pas luajnë në Korçë. Gjici nuk dëshiron ti referohet kalendarit, kërkon 9 pikë të plota me çdo kusht, në të kundërt siç u shpreh ai pas ndeshjes kundër Tiranës, nuk do të fal askënd. Presioni në shtëpinë e verilindorëve sigurisht që është i lartë, por Kukësi është aty brenda çdo objektivi, fundja Tirana është vetëm 2 pikë larg, në këto kushte Shpëtim Duro as që dëshiron të dëgjoj nëse stoli i tij është apo jo në rrezik:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb