3 gola kishte shënuar Partizani në 5 ndeshjet e fundit, 3 gola i shënojë vetëm Bylis në ndeshjen e fundit të fazës së tretë. Ilir Daja ka më shumë se një arsye për të festuar për këtë fitore të pastër, e para dhe më e rëndësishmja, i mban në garë për titullin kampion, Teuta mbetet dy pikë larg dhe një fitore që vjen pas dy barazimeve radhazi pa gola. Më në fund faza sulmuese arriti të zhbllokohet në bllok, Junior, Asani dhe Eraldo Çinari arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Në këtë pikë të sezonit, Daja ka më shumë se kurrë nevojë për këto lojtarë, në garë janë dhe nëntë ndeshje ku të mos humbasësh nuk mjafton më, duhen pikë të plotë për të synuar deri në fund titullin kampion, i vetmi objektiv i mbetur në valle.

1
1

Kalendari në javët në vijim vjen me ulje ngritje të forta, sfida të lehta në letër por dhe përballje direkte, ku çdo pikë e lënë mund të ketë një ndikim të madh në fund. Për momentin dy rivalët më të mëdhenj të Partizanit janë Vllaznia dhe Teuta, dy kundërshtarë që të kuqtë nuk i kanë mposhtur asnjë herë ketë sezon. Në asnjë moment nuk duhen harruar as Laçi e Tirana, dy ekipe që ndodhen aty, të gatshëm për të përfituar nga çdo hap fals i Partizanit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb