I përkisni kategorisë së njerëzve që e urrejnë zgjimin në mëngjes dhe alarmi është i bezdisshëm për ju? Më poshtë ju japim 3 këshilla që do t’ju ndihmojnë të filloni ditën tuaj me më shumë humor dhe më pak stres.

Masazhoni kokën- Një masazh i vogël i kokës në mëngjes mund t’ju ndihmojë të zgjoheni më lehtë.

Nuhasni aromën e kafes- Sipas studimeve, vetëm aroma e kafesë mund të na bëjë të ndihemi të zgjuar. Edhe nëse nuk jeni adhurues i kafesë ose e shmangni atë për arsye shëndetësore, do të ishte mirë që në mëngjes sapo të zgjoheni të ndjenit vetëm aromën.

Bëni pak tërheqje muskulore- Ushtrimet mund të mos jenë pjesë e rutinës suaj ose mund të preferoni të ushtroheni më vonë gjatë ditës, por joga ose shtrirja muskulore në mëngjes, do t’ju ndihmojë të aktivizoni trupin tuaj dhe të zgjoheni më lehtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: