Më shumë se 3 milion njerëz janë evakuuar dhe janë vendosur në jug në Kinës, pas kalimit të Tajfunit Mangkhut, i cili është spostuar drejt veriut ku ka shkatërruar të gjithë zonën.

Lajmin e bën të ditur Cnn.

Ndërsa në Filipine shkon në 64 bilanci i viktimave për shkak të tajfunit Mangkhut, ndersa në Hong Kong 111 persona janë plagosur, pas kalimit të furtunës dje në veri të arkipelagut.

Në provincën e Benguet regjistrohet pjesa më e madhe e viktimave dhe e të humburve, për shkak të rrëshqitjeve të mëdha të dheut.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb