BARI – Në vijim të luftës kundër trafikut të drogës, policia italiane ka kapur një tjetër gomone me drogë e ne ujerat e Adriatikut.

Guardia di Finanza italiane në bashkëpunim me rojen bregdetare të Barit kanë ndaluar një gomone të dyshimtë që po lundronte nga ujërat ndërkombëtare drejt brigjeve italiane.

Sdh

Kontrolli i imtësishëm i gomones çoi në sekuestrimin e  352 kg marijuanë e ndarë në 222 pako.

Droga e kapur mund t’i sillte organizatave kriminale një vlerë përfitimi prej mbi 3 milionë euro, shkruajnë mediat italiane. Në pranga është vënë skafisti, një 41 vjecar italian banues në qytetin e Lecces.

Operacioni është kryer në bashkëpunim me repartin e Financës italiane pozicionuar në portin e Durrësit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb