Tre persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën në një shpërthim në një fabrikë në provincën Mazandaran në Iranin verior.

Aksidenti ka ndodhur në pjesën lindore të qytetit të Babolit.

Sipas të dhënave paraprake, shkak i ngjarjes është bërë mosrespektimi i rregullave të sigurisë nga punonjësit e ndërmarrjes. Të gjithë viktimat janë dërguar në spital dhe gjendja e tyre vlerësohet të kënaqshme nga mjekët.

Shpërthimi shkaktoi një zjarr që shkatërroi rreth gjysmën e sipërfaqes së ndërmarrjes. Zjarri u kontrollua, dhe objektet e tjera industriale aty pranë nuk u prekën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb