Kastrioti fitoi 0-1 në Elbasan Arena ndaj Dinamos, në ndeshjen e javës së 28-të të Abbisnet Superiore. Krutanët iu falën një goli të Selmanit, në minutën e 70-të. Pas sfidës, për Gol pas Goli folën trajnerët e të dy ekipeve dhe protagonistët. I pari që dha mendimin e tij për 90 minutëshin ishte tekniku i Kastriotit, Emiliano Çela.

“E dinim që do bëhej ndeshje me pak raste. Dinamo luajti mirë. Qarkulloi topin, por nuk ishte agresive në metrat e fundit, kjo për meritën tonë. Ne jemi të fortë në zonë, në prapavijë. E prisja këtë fitore, jam i kënaqur sepse çdo gjë rezultoi mirë. Është edhe fat pastaj. Ndeshja të sjell lloj lloj sinjalesh. E menaxhuam mirë. Shyqyr Zotit ia dolëm.

Qëndrimi? Nuk kemi siguruar asgjë. Kemi një kundërshtar tjetër si Egnatia që ka trajner të mirë dhe lojtarë të mirë. Duhet të luftojmë për të shmangur zonën e Play-Off. Do të jetë një garë e bukur dhe më e fortë.Ne kemi qenë më të më uritur. Në 15 javët e para këto çuna kanë qenë të ofenduar nga rezultatet e marra. Nëse puna të shkon keq, normal që je i ofenduar. Gjeta çuna shumë të uritur. Këtë uri, këtë inat e shfrytëzuam në stërvitje. Lozëm mirë kundër çdo kundërshtari. Nuk do ta synonim Europën edhe nëse do të kishim një fazë më shumë” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb