Teuta mund të marrë frymë lirisht. Durrsakët mundën 4-1 Kukësin, në takimin e javës së 31-të, duke qenë kështu 5 pikë larg nga zona e Play Off. Trajneri i “Djemve të detit”, Renato Arapi u shpreh i lumtur, në prononcimin e tij të dhënë për Gol pas Goli.

 

“Ndeshja dhe grupi- Ndjej kënaqësi kur skuadra bën ato gjëra që bëjmë në stërvitje. Futbolli është i pabesë pasi mund ta pësosh kur nuk e pret dhe duhet të jesh me këmbë në tokë për ndeshjet e radhës.

Jam i kënaqur me të gjithë skuadrën, e kam thënë edhe më parë, që nga ndeshja me Laçin në Kupë, jemi mundur të bëjmë lojë sulmuese. E përgjithshmja ka qenë mirë dhe jam i kënaqur pasi sulmuesit bënë shumë mirë përveç golave.

Sezoni- Kampionati është futur në një moment të rëndësishëm, me dy fitore arrin sipër për Europën, ndërsa me një humbje përfundon në zonën e rënies. Jam mundur që sido të jetë rezultati, dua një skuadër që të mos ndryshojë sjelljen në fushë dhe po mundohemi të fusim një mentalitet të ri” – tha ai.

Teuta do përballet me Tiranën në takimin e radhës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb