Dënohet me 3 vite shërbim prove gjyqtarja Mimoza Margjeka. Vendimi u dha sot nga GJKKO, pas akuzave për korrupsion.

Mes shumë akuzave, Margjeka ka shpërthyer në akuza, ndërsa tha se vendimi ishte me regji, ndërsa shigjetoi dhe kryeministrin Edi Rama.

Në një komunikim për mediat gjyqtarja Mimoza Margjeka tha: “Krimi është lart, e bëjnë vetë. Krimin po e bën pushteti, këto janë vegla.

Nuk isha anëtare, isha gjyqtare e vetme. Unë nuk kam nevojë të marr sinjale. Juridikisht vendimi që thashë me datën 17 korrik e dha gjyqtari tjetër më 19 korrik me kërkesën e kryetarit të PS dhe ajo erdhi e fshehtë, përse nuk e kërkoni dosjen.

Të shqetësosh lartmadhëninë nuk paska lidhje? Po u shqetësua më i madhi, këta tët tjerët janë miza me i shtyp me këmbë. Ju nuk po guxoni ta pyesni. Unë kam ik nga Durrësi nga krimi nga korrupsioni. Nuk i besoj më institucioneve. Unë jam gjyqtare, unë  e di ligjin. Këta njerëz janë të porositur, mua më vjen keq për ta. Nuk e kam me pasion të bëj sot gjyqtaren. Më dënua mua, nuk është fundi i botës, shyqyr që nuk është koha e Enverit se do t’i varnin,. Çfarë tha GJK për këtë vendim?”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb