TIRANE – Policia njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në disa akse ku ka reshje bore dhe trashësia ka shkuar deri në 30 cm.

Sipas policisë, në rrugët e listuara më poshtë është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.
Librazhd – Pogradec në Qafë-Thanë
Pogradec-Korçë në Qafë Plloç
Korçë-Ersekë në Qafën e Qarrit
Vlorë – Himarë në Qafë Llogora
Aksi rrugor Milot – Mirditë
Aksi rrugor Kukës-Morinë
Aksi rrugor Mat-Bulqize,

Policia Rrugore është e pranishme me patrulla për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve së bashku me shërbimin e emergjencave dhe entin pronar të rrugës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia Rrugore u bën thirrje gjithë drejtuesve të mjeteve:
– Të bëjnë kujdes me shpejtësinë gjatë lëvizjes
– Të shtojnë kujdesin gjatë drejtimit të automjetit
– Të mos përdorin pije alkoolike.

Për çdo problem që mund të hasin në këto akse rrugore por dhe në të gjitha akset e tjera rrugore të marrin kontakt me patrullat e policisë rrugore si dhe të telefonojnë në numrin e telefonit 129 pa pagesë duke dhënë adresën e saktë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: