TURQI- 30 fëmijë, refugjatë sirianë në mes të moshës 8 dhe 12-vjeçare janë sulmuar seksualisht gjatë një periudhe tre mujore në kampin e refugjatëve Nizip në Turqi në provincën Gaziantep.
Një punëtor në kamp i identifikuar vetëm me inicialet E.E. ka treguar se 30 djem sirianë, më i madhi prej të cilëve ishte 12 vjeç janë përdhunuar seksualisht.

Raportohet se fëmijët ‘u mashtruan’ duke u ofruar para nga 1.5 deri në 5 lira turke. Familjarët thuhet se kanë shprehur shqetësimin pasi njëri prej fëmijëve të sulmuar i identifikuar si H.I., e bisedoi këtë çështje me babanë e tij.

Familjet e tetë fëmijëve kanë paraqitur rastet ndersa familjet e viktimave të tjera siç raporton BirGün frikësohen se një veprim i tillë do të rrezikonte statusin e tyre në Turqi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: