Një përfaqësuese e Misionit të Vëzhguesve Ndërkombëtarë të ODIHR shkon në zyrën e kryetarit të KQZ, Klement Zguri. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Ergys Gjencaj.

Mësohet se takimi mes tyre u përqenduar tek ecuria e procesit zgjedhor dhe procesit të numërimite të votave. Takimi vjen para raportit paraprak që ODIHR pritet të publikojë për votimet e 30 qershorit.

Gjatë ditës së sotme KQZ-ja është vënë në shënjestër nga PD dhe LSI-ja, të cilat e kanë akuzuar si institucion të mbushur me kamikazë dhe që kanë manipuluar pjesëmarrjen në votimet e 30 qershorit.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb