Kapiteni i Liverpulit, Xhordan Henderson, ka folur për “BBC Radio 5 Live” ku është përqëndruar te titulli kampion, që u mungon të kuqve prej 30 vjetësh dhe që nuk mund të festohet me tifozët nëpër rrugë.
“Do ishte një ndjenjë ndryshe sepse nëse fiton një trofe dhe e merr pa pasur tifozët aty do të ishte vërtet e çuditshme. Nëse ndodh, duhet ta pranojmë. Shpresojmë që fitorja e titullit të arrihet, jemi në pozita të mira”, theksoi Henderson.
Kur kanë mbetur dhe nëntë javë kampionat, Liverpuli është 25 pikë përpara Mançester Sitit, i cili nga ana e tij ka edhe dy ndeshje të tjera për të rikuperuar.
(Balkanweb)