Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përkujtuar 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen e SHBA-ve gjatë këtyre viteve, teksa theksoi se bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve ka ndikuar veçanërisht në transformimin e Shqipërisë.

“Partneriteti ynë strategjik, i cili është ndërtuar mbi themelet e miqësisë së vërtetë dhe vlerave të përbashkëta mes popujve tanë, është tani më i fortë se kurrë”, shkruan ministrja në rrjetet sociale.

Xhacka Tw
Xhacka Tw

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb