TIRANE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar me rastin e 30-të krijimit të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter Balla deklaron se misioni i LDK-së dhe vizioni largpamës i Presidentit Rugova janë themelet shtetformuese të Kosovës.

Postimi i plotë:

Dëshiroj t’iu uroj gëzuar ditëlindjen e 30-të të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Misioni i LDK dhe vizioni largpamës i Presidentit Rugova janë themelet shtetformuese të Kosovës. Urime të sinqerta mikut tim Kryetarit @IsaMustafaKS

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb