GJIROKASTER-Gjashtë shtetas sirianë janë ndaluar në Kakavijë teksa tentonin të kalonin ilegalisht kufirin. Policia kufitare ka arrestuar në flagrancë një shtetas shqiptar për “Dhënie ndihmë për Kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit”.

Policia Kufitare Kakavije gjatë patrullimit në kufirin jeshil ka evidentuar nëpërmjet kamerave termike në vendin e quajtur “Mulliri”, poshtë Kakavijes, disa persona, të cilët kishin hyrë në mënyrë ilegale nga kufiri jeshil me Greqinë.

Këta persona kishin hyrë ilegalisht nga kufiri jeshil me Greqinë në Shqipëri dhe po lëviznin në drejtim të Gjirokastrës.

Menjëherë Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë bllokimin e tyre ku rezultoi se ishin 7 persona, nga këta 6 shtetas Sirianë dhe një shtetas shqiptar i cili po i shoqëronte dhe i ndihmonte të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt shpërblimit.

Të gjithë këta persona janë shoqëruar ne Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë ku u intervistuan.
Nga procedurat e intervistimit rezultoi se 6 shtetasit Sirianë i kishte shoqëruar personi nga Delvina për te kaluar kufirin në mënyrë ilegale kundrejt shumës 300 Euro.

Menjëherë u bë arrestimi i shtetasit: Zija Çollaku , 47 vjeç, banues në Delvinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit ” parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: