Kandidatja e Partisë Demokratike për Qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka renditur disa nga problematikat e këtij qarku.

Ajo thotë se një shkollë në Klos është mbullur, duke bërë që 300 fëmijë e mësues të shpërndahen për të zhvilluar mësimin në shkolla e fshatra të tjera.

Çupi thekson ndër të tjera, se Partia Demokratike ofron pagë 700 euro për mësuesit, si dhe kushte infrastrukturore modern për ta.

Njoftimi i plotë:

Braktisja e qeverisë ndaj banorëve të qarkut Dibër dhe aferat korruptive me tërmetin nuk kanë kursyer as fëmijët.
Në ish komunën Suç të Klosit, shkolla është mbyllur si e dëmtuar nga tërmeti që prej shtatorit të kaluar. 300 fëmijë dhe mësues janë shpërndarë në fshatra të tjerë, pa u dhënë familjeve asnjë shpjegim çfarë po bëhet me shkollën.
Për shkak të mbylljes së papritur të shkollës shtatorin e kaluar, gati 1 vit pas tërmetit, prindërit e nxënësve dyshojnë për një aferë korruptive në kurriz të fëmijëve të tyre. Janë rreth 300 familje në Suç që kërkojnë me këmbëngulje të kenë shkollën funksionale sa më shpejt.
Ne nuk do t’i lëmë fëmijët në duart e matrapazëve të tërmetit. Me Partinë Demokratike në qeveri, shkolla jo vetëm do të ndërtohet me shpejtësi, por fëmijët do të kenë kushte moderne për të mësuar dhe paga më e ulët për mësuesit do të jetë 700 euro.
Ndryshimi i vërtetë nis me votën tonë! Dilni masivisht në votime për familjet tuaja dhe votoni 9, votoni PD.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: