Kryetarja e komisionit të Punës dhe Cështjeve Sociale, Grida Duma tha sot në Neës 24, se me aktin normative që qeveria po tenton të kalojë në Kuvend, kompanitë e ndërtimit që kanë marrë tendera, do të përfitojnë 6 miliardë lekë.

Sipas saj, për këtë qëllim, deputetët e PS-së, erdhën me urdhër në komision për të mbrojtur përfaqësuesit e qeverisë.

 A ka diçka që duhet bërë tani?

Nga opozita, te protest ate çuarja në kushtetuese, te ndërgjegjësimi i njerëzve, te rritja e frikës te këto kompani që nesër pasnesër do jenë object monitorimi. Sistemi i drejtësisë duhet mbështetur dhe duhet pasur sa më shumë pjesëmarrje në ato strutkura ku opozita ka zërin e vet që së paku në të ardhmen të shkaktohet frikë te drejtësia,. Atuokracia aktuale ka të bëjë me faktin që i kanë të gjitha pushtetet. Pjesë e reagimit është forca përmes protestës.

Nga deputetët e PS në komision, keni parë jashtë kamerave ndryshim të mendimit të tyre?

Ka disa zonja që e thonë qartë që ‘këta që vijnë këtu herë pas here sillen si ushtarë”. Ajo pjesëmarrje e lartë në komision dje ishte e urdhëruar. Mendoni që nesër rendi i ditës ka vetëm këtë akt normative për tu miratuar. Këtu vendi është në kolaps se ska mjekë e infermierë, pagën minimale e ke në të 1/10 të jetesës minimale, ai guxon e thotë nuk jemi në diktaturën e ploretariatit, kur tha “çfarë tju them unë këtyre, të mos fitojnë kaq?”.

Pse këto para për kompanitë e ndërtimit? Sa është fatura?

6 miliardë e llogarisin ata. Nëse thonë që është rritur betoni me 50%, ta zëmë se do rriten prapë çmimet, këta do paraqiten prapë? “Po”, thanë ata. Këta diskutojnë sot se dhanë 30 mijë lekë te pensionistët dhe thonë se janë shumë të ndritur se nuk rritën çmimin e energjisë. Sot Shqipëria varet nga një burim: energjia elektrike. Fatura në fund është më e shtrenjtë se kostot e tjera, krahasuar edhe me rajonin.

Sa është hapësira për korrupsion?

Thanë që janë 300 kontrata. Në rast se kalon akti, krojohet precedent që sa herë këta të kenë halle me pagesat e veta të vijnë te ne. U thashë që po rimbursoni për rritjen e çmimeve, ndërkohë që pagat e punëtorëve nuk indeksohen. i pyeta dhe thanë “jo”. Kompanitë ruhen nga rrisku i humbjes, por edhe fitimin që e kanë të sigurt, nuk dinë që shteti të gjejë një klauzolë dhe të kalojë edhe deri te paga e punëtorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb