Në fund të fundit futbolli është biznes dhe pas aktiviteve madhore qëndrojnë kontrata të majme me sponsorët, televizoniet dhe botën e reklamave. Kampionati Euopian qëndron menjëherë pas Kupës së Botës si aktiviteti më fitimprurës në rang përfaqësuesesh ndaj edhe zyrat e Nionit po përtypen hidhur në këto ditë.

U tha se më 17 mars do të vijë vendimi përfundimtar për shtyrjen e Euro2020 verën e vitit të ardhshëm për t’u dhënë kohë ligave të mbyllin veprimtaritë e tyre, por nëse ndodh kjo, humbjet për UEFA-n do të jenë kolosale. Bëhet fjalë për 300 milionë euro dëme, që në Nion nuk duan t’i kenë mbi shpatulla. Ndaj sot UEFA do të mblidhet me të 55 anëtarët e saj për të diskutuar rreth këtij problemi madhor dhe për të marrë një vendim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: