Man.City ka një skuadër të mbushur me yje, lojtarë nga më të mirët në qarkullim, por sërish Pep Guardiola nuk është i kënaqur, vendi i lënë bosh nga Kuna Aguero nuk është plotësuar ende. Në raste të tilla, Pep kërkon gjithnjë maksimumin, maksimumi për momentin është Erling Haaland. “Qytetarët” janë të gatshëm të investojnë afro 300 milionë euro për të transferuar në ishull sulmuesin norvegjez.

Haaland
Haaland

Sipas Sportmediaset, që i referohet të dërguarit të tyre në Angli, pavarësisht se bëhet fjalë për një operacion gjigand, me një kosto të frikshme, City do ti shkojë deri në fund, do të bëjë gjithçka për ti vendosur në dispozicion Pep Guardiolës sulmuesin që kërkon me insistim.

Borussia Dortmund V Sporting Cp Group C Uefa Champions League
Borussia Dortmund V Sporting Cp Group C Uefa Champions League

Mino Raiola dhe përfaqësues të City vijojnë prej kohësh negociatat, për të vënë në jetë në fund të këtij sezoni këtë lëvizje të bujshme. Plani B për Man.City mbetet Harry Kane, por sipas të përditshmes italiane, është thuajse e sigurt që Haaland do të transferohet te Man.City në fund të sezonit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb