Pak ditë më parë bëri jehonë lajmi se Investcorp kishte shprehur interesim për të blerë klubin e Milan, një lajm që nuk është mohuar ende nga asnjë prej drejtuesve të Milan, as nga vetë fondi Elliot. Kaq ka mjaftuar që mediat italiane të shfrenojnë fantazinë duke zbuluar se si mund të ndryshojë Milan me buxhetin e investitorëve arab.

Milan
Milan

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, nëse Milan shitet tek Investcrop, drejtuesit e kuqezinjve do të kenë në dispozicion një buxhet prej 300 milionë euro për të investuar në merkaton në hyrje. Emrat që lidhen tashmë me “djallin” janë nga më të rëndësishmit në treg. Asensio dhe Isco, dy yjet e Real Madrid, mund të kthehen në prioritet.

Sterling
Sterling

Një tjetër sulmues që pëlqehet nga Maldini është edhe Sterling i Man.City. Gjithnjë duke qëndruar te faza ofensive, në radarët e Milan mund të përfundojë edhe Nkunku i Leipzig. Emrat e tjerë që mbetet në tavolinë janë Botman i Lille dhe Origi i Liverpool.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb