DURRES – Rreth 300 punonjës të ngarkim-shkarkimit në Portin e Durrësit kanë bllokuar sot punën, në shenjë proteste ndaj asaj që e cilësojnë si përpjekje për të krijuar situatë monopoli në port.

Sipas punonjësve që janë mbledhur mesditën e sotme përpara Autoritetit Portual, koncesionari po kërkon të marrë dhe ngarkim-shkarkimin, gjë që nuk ka qenë e përfshirë në koncesion.

Punonjësit kërkojnë të zbatohet ligji i konkurrencës dhe të mos krijohet monopol në Portin e Durrësit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb