DURRËS

Policia e Durrësit ka dhënë informacion zyrtar për vjedhjen e mjetit luksoz në autostradë, në pronësi të një 31-vjeçari nga Vlora. Policia ka nisur hetimet pas kallëzimi, por nuk flet për persona të armatosur, teksa ngjarja mbetet ende me shumë pikëpyetje.

“Më datë 09.06.2022, në Durrës, shtetasi F. S., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka kallëzuar se në afërsi të kolegjit “Turgut Ozal”, pasi ka ndaluar mjetin të cilin e kishte lënë të ndezur, dhe ka dalë jashtë tij për nevoja personale, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur mjetin tip ‘Audi A7′”, njofton Policia e Durrësit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave te ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Vjedhja”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb