Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka kujtuar 31 vjetorin e nisjes së aksionit të faljes së gjaqeve, me në krye profesorin Anton Çeta dhe studentët e Universitetit të Prishtinës.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla ka publikuar një video të 31 viteve më parë të profesorit Anton Çeta, i cili nisi aksionin së bashku me studentëtë të Universitetit të Prishtinës për faljen e gjaqeve.

Në vodeon e veçantë të postuar nga Balla mes burrave në shesh spikat dhe heroi kombëtar Adem Jashari.

Postimi i plotë:

Sot 31 vite më parë, më 2 shkurt 1990, me nismën e “plakut të urtë” siç e thirrte populli, profesorit Anton Çeta dhe të studentëve të Universitetit të Prishtinës, nisi në Kosovë aksioni i madh i pajtimit të gjaqeve. Me në krye Anton Çetën, qindra profesorë, studentë, aktivistë, njerëz të artit e kulturës mblidhnin në fusha e sheshe të mëdha popullin në çdo cep të Kosovës për të pajtuar ata që deri dje ishin në gjak mes tyre, për tu bërë miq e vëllezër. Heronjtë e këtij aksioni kombëtar, padyshim ishin ata që falnin.

Ndiqni në këtë video fjalët e mençura të Anton Çetës që 31 vite më parë fliste për integrimin e Kosovës në familjen europiane, ku mes burrave në shesh spikat heroi kombëtar Adem Jashari??????

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb