Një koncert on line mbarëbotëror për të sfiduar izolimin nga virusi Korona, ka bërë bashkë dhjetëra instrumentistë nga vende të ndryshme të globit.

Melodi nga pjesë të njohura, kultura të larmishme, traditë e shije e kultivuar ka ardhur si një mesazh shprese me ide të vilonistes shqiptare Lirza Zaloshnja. Ajo ka realizuar dëshirën dhe nevojën e ngutshme për të qetësuar shpirtin përmes fuqisë së artit.

Në lidhjen direkte on line në TV “News 24” Në “Vila 24” me Androniki Kolkën, Zaloshja tha se projektin e ka quajtur “Video mozaik” me praninë e 32 instrumentistëve që luajnë pjesë muzikorë dhe qëllimi ishte ngritja e moralit të të gjithë popujve dhe përcjellja e pozitivitetit tek çdo njeri.

Zaloshnja shprehet se izolimi e bëri të mundur që të realizohej ky bashkëpunim, pasi në kushtet e një jete normale, do ishte pak e vështirë për të mbledhur bashkë kaq shumë artistë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb