Tragjedi brenda tragjedisë në Warwickshire, në Britaninë e Madhe. Laura Richards, 32 vjeç ka vdekur gjatë funeralit të nënës së saj, Julie Murphy, 63-vjeç, që vdiq nga Koronavirusi.

Laura pati një infakrt teksa nëna e saj po dërgohej në varrezat e Atherstone. Motra e Laurës, Lisa Green, u përpoq ta mbante në jetë së bashku me bashkëshortin, motrën tjetër Kelly dhe disa të pranishënm të tjerë në funeral, por ndërhyrja e tyre ka qenë e pamjaftueshme për ta kthyer në jetë. Dëshmitë e para për atë që ndodhi në varreza, janë treguar nga The Sun.

‘Në fillim menduam që ndoshta kishte ndonjë sulm paniku dhe stresi, por më pas i telefonuam 999. Ishte e tmerrshme’, ka treguar Sadie, motra e madhe e viktimës së re.
‘Po vendosnim nënën time në tokë dhe Laura papritur tha:’Nuk arrij të marr frymë’. Nuk mundëm të bënim dot asgjë, ajo kaloi një infarkt të rëndë vdekjeprurës. Të humbësh motrën tënde në funeralin e nënës tënde është si në një film horror’, ka shtuar Sadie.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb