Libri “A Promised Land” (”Një tokë e premtuar”), ku ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka shkruar kujtimet e tij është shitur në mbi tre milionë kopje pavarësisht se ka vetëm një muaj që ka dalë në treg.

Shtëpia botuese “Crown” ka njoftuar se shitjet e “A Promised Land” kanë arritur në 3,3 milionë në SHBA dhe Kanada dhe se libri përparon drejt rrugës për t’u bërë një prej kujtimeve të ish-presidentëve që është shitur më shumë në kohët moderne.

Në “A Promised Land” i cili është një nga dy vëllimet e planifikuara, trajtohet zgjedhja e Obamas si president në vitin 2008 dhe periudha e parë e tij.

Ndërkohë që ende nuk është deklaruar ndonjë datë për botimin e vëllimit të dytë.

Librat “Dreams from My Father” dhe “The Audacity of Hope” që Barack Obama ka shkruar para se të bëhej president kanë arritur shitje në mbi 1 milion kopje.

Ndërsa librat e ish-presidentëve “My Life” i Bill Clinton dhe “Decision Points” i George W. Bush arritën shitje nga 3,5 deri në katër milionë kopje.

Libri “Becoming” i ish-zonjës së parë, Michelle Obama, bashkëshortes së Obamas është shitur në mbi 8 milionë kopje në Amerikën e Veriut që nga viti 2018 kur ai doli në treg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb