Një person është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Elbasanit.

33-vjeçari E.H., dyshohet se ka përdorur fotoksinë.

Ndërkohë menjëherë pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Elbasanit ai është transportuar në spitalin e Traumës , në gjendje të rëndë për jetën.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacion-Më datë 05.01.2022, rreth orës 10:45, në spitalin kirurgjik Elbasan, është paraqitur për të marrë ndihmë mjeksore shtetasi, E. H., 33 vjeç, i cili dyshohet se ka përdorur fostoksinë. Pasi mori ndihmën e parë në spital, u dërgua në spitalin e Traumës Tiranë, në gjëndje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: