NGA ALFRED GURAJ

FIER- Pamundësia ekonomike për të kryer transplantin e veshkave po i rrezikon jetën një 33-vjeçareje nga fshati Kurjan në Roskovec. Aleksandra Kuka, e gjendur në këtë situatë i është drejtuar për ndihmë me një letër gazetarit të News24 Erjon Skëndaj, të cilit i kërkon ndihmë për ta shpëtuar.

Një letër të tillë ku kërkon ndihmë urgjente Aleksandra ja ka dërguar edhe Ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, por nuk ka marrë asnjë reagim.

Me 9 800 lekë në muaj Kemp, e reja dhe familja e saj nuk mund të përballojnë shpenzimet. Ata nuk kanë mundur të sigurojnë dhurues, por edhe në rast se dhuruesi gjendet sërish familja e Aleksandrës nuk mund ta përballojë.

Aleksandra, e cila ka edhe dy motra të tjera në këtë familje që jeton në varfëri, në vitin 2015 është klasifikuar si invalide e grupit të dytë me diagnozë konsumimi të dy veshkave të saj në masën 70 përqind. Apelin e saj ajo ja drejton të gjitha atyre që kanë mundësi ta ndihmojnë dhe sërish shtetit…

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: