Mos e besoni po deshët, por një makina Ferrari e vitit 1956 është shitur në ankandin e zhvilluar në RM Sotheby për një vlerë prej 28 milionë dollarësh.

Kjo makinë ka qenë e kampionit të Botës në Formula 1, Juan Manuel Fangio. Sakaq, në këtë ankand dolën në shitje edhe makina Porsche e Janis Joplin dhe Pontiac, të cilët i përkisnin Roy Rogers.

Mësohet Ferrari 290 MM është një model i rrallë, pasi “Kokëkuqja” italiane prodhoi vetëm 4 të tilla, ndërsa kjo makinë ka qenë prej 34 vitesh pjesë e koleksionit të Pierre Bardinon.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: