Të luash në Europë duhet të përmbushësh shumë kushte dhe këtë e di klubi i Skënderbeut. Për sfidën e së enjtes kundër Partizanit të Boegradit ekipi serb me anë të një “email” i ka bërë të ditur korçarëve kërkesat gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri. Nga keku i thatë pas ndeshjes, te 35 kile akull për rikuperimin e lojtarëve janë disa nga kërkesat që bëjnë më shumë përshtypje.

Gjithçka do të nisë sot me stërvitjen e parashikuar të Partizanit në stadiumin “Elbasan Arena”.

Serbët kanë kërkuar nga klubi i Skënderbeut që t’u vërë në dispozicion dy porta lëvizëse, 20 topa futbolli, 3 krevate masazhi, bazë didaktike për stërvitjet në fushë, 15 kilogramë akull, 60 litra ujë natyral, 30 litra ujë me gaz, shportë me fruta, kafe ekspres, çaj, si dhe 40 peshqirë që duhen të jenë në dhomat e zhveshjes. Këto ishin kërkesat për ditën e sotme.

Ndërsa për ditën e ndeshjes, skuadra e famshme serbe ka kërkuar të njëjtën sasi të bazës materiale, përfshirë 20 topa futbolli dhe 3 krevate masazhi, që duhet të jenë në dispozicion. Ndërsa, pas ndeshjes, serbët kërkuan të kenë në dispozicion 20 kilogramë akull për rikuperim, 90 litra ujë natyral dhe 30 litra ujë me gaz. Gjithashtu, një shportë me fruta dhe më e veçanta ka të bëjë me kekun e thatë. Nuk mund të mungonte kafeja ekspres dhe çaj, por edhe 40 peshqirë të tjerë, raporton “panorama sport”.

Ekipi i Skënderbeut i cilëson si krejt normale kërkesat e ekipit serb pasi sipas tyre ka patur raste që klube të tjera i kanë patur shumë herë më të larta, deri të ekzagjeruara.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb