“Flushing Meadows” do të bëhet një spital për emergjencën e koronavirusit. Impianti historik i “US Open”, do të përdoret për të krijuar një sektor me 350 shtretër spitalorë të përkohshëm dhe për të përgatitur vaktet për mjekët dhe punojësit e shëndetësisë.

Zëdhënësi i Federatës së Tenisit të SHBA-së, Kris Uajdmajer, pohon se zona me fushat e mbuluara do të kthehet në një stukturë mjekësore në orët në vijim. Funksionarët e shtetit dhe qytetit të Nju Jorkut po kërkojnë që të rrisin kapacitetin spitalor deri në 87 mijë shtretër për të përballuar sa më mirë epideminë.

Uajdmajer shton se kuzhia e “Louis Armstrong Stadium”, e dyta më e madhe që përdoret gjatë turneut të Grand Slam-it, do të përdoret që të gatuajë 25 mijë vakte ushqimore në ditë për pacientët, punojësit dhe vullnetarët në qytet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb