Numri i të vdekurve në Belgjikë po rritet ende për shkak të motit të keq.

Kryetari i bashkisë së Shodfonten, provinca e Liezhit, Daniel Bacquelaine konfirmoi këtë mëngjes në radion ”Rtbf” një numër të ri prej 36 vdekjesh, në kontekstin e përmbytjeve serioze të ditëve të fundit.

Gazetat lokale raportuan se ky është një numër provizor, pasi supozohet se ka ende më shumë se 100 të zhdukur.

Sipas gazetës ”Sudpresse”, 32 vdekje u regjistruan në provincën e Liezhit, një në Luksemburg, dy në provincën e Namurit dhe një në rajonin e Sharlëruasë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb