Nëse do të mundej, do të donte të kthehej pas në kohë. Një grua 36-vjeçare nga Britania e Madhe është penduar tmerrësisht që udhëtoi deri në Turqi për t’iu nënshtruar një operacioni plastik në bark, të pasme, gjoks dhe dhëmbë.

Zara Edgar shpenzoi mijëra paund me shpresën dhe ëndrrën për të arritur ‘look-un e njohur në Instagram’ por rezultatet e lanë atë të shkatërruar.

Ajo thotë se gjithçka që donte të bënte ishte të dukej bukur me bikini – por tani po pendohet për vendimin e saj.

Zara shkoi në Turqi vitin e kaluar me bashkëshortin e saj, i cili donte të bënte implante dentare dhe faseta për të përmirësuar buzëqeshjen e tij, por edhe ai nuk është i kënaqur me rezultatet.

Zara, e cila punonte si nëpunëse bankare, tha: “Po përpiqesha të merrja atë pamje në Instagram ku gjithçka ishte perfekte. Por nuk do ta bëja kurrë këtë tani – nuk ia vlen. Thjesht pranojeni veten ashtu siç jeni. Më vjen shumë keq. Ndihem shumë keq. Gjithçka që doja ishte të ndihesha mirë me bikini”. Duke folur për mendimin e të shoqit para operacioneve, ajo thotë: “Më thoshte se isha e shkëlqyer më parë. Do të doja ta kisha besuar. Barku im ndihet sikur ka metal në të. Më bën kaq të pakënaqur. Implantet e Igelit duhej t’i jepnin besim, por tani ai është më i shqetësuar se kurrë. Unë thjesht dua që njerëzit të dinë se nuk duhet ta bëjnë këtë dhe të bëjnë sa më shumë kërkime që të munden.”

Burri i saj donte të përmirësonte buzëqeshjen e tij por rezultati estetik nuk i pëlqeu aspak. Pas asaj që ajo pretendon se ishte një përvojë e tmerrshme, Zara po u kërkon njerëzve që të mos i besojnë mediave sociale kur kërkojnë opsione për kirurgji estetike.
“Mos i besoni Instagramit për të gjetur operacione – gjithçka duket mirë atje”, tha ajo. “Mund të jetë më lirë të shkosh jashtë se sa në Mbretërinë e Bashkuar, por është shumë më e rëndësishme të kujdesesh për trupin tënd sesa të zgjedhësh diçka të lirë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Zara dhe bashkëshorti i saj shitën shtëpinë e tyre në Mançester dhe nëntorin e kaluar shkuan në Turqi për një operacion estetik.
Ata thonë se u vendosën në një klinikë që gjetën në Instagram. Kjo përfshinte operacionin dhe qëndrimin në hotel për njëmbëdhjetë netë.
Operacioni i Zarës kushtoi 6,000 £ në ditën e parë dhe 4,500 £ puna e saj dentare katër ditë më vonë.

Çifti tha se puna dentare e burrit kushtoi gjithashtu 4,500 £ dhe ata shpenzuan 1,000 £ të tjera për ushqim gjatë qëndrimit të tyre.

Zara nuk ka ankesa nga rritja e gjoksit dhe thotë se dhëmbët e saj janë jo keq. Por ajo thotë se stomaku i saj është ende një rrëmujë dhe të pasmet e saj nuk janë madhësia që do të donte.

Zara thotë se kontaktoi klinikën, e cila i tha se mund ta kthente pasi ka një garanci 20-vjeçare.

Klinika turke pretendon se çifti ka paguar më pak se 16,000 paund. Ajo gjithashtu pretendon se çifti nuk e ka paguar shumën e plotë, dukej i kënaqur kur u larguan dhe mund të thërrisnin për ndihmë në çdo kohë.

Kirurgjia plastike ishte një operacion kompleks, tha klinika, duke shtuar se ata kanë qindra pacientë me të cilët duhet të merren.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb