Një gjykatë në Afrikë të Jugut, i ka dhënë një burri 37 dënime të përjetshme në burg, sepse i kishte dhunuar vajzat e shtatë miqve të tij.

Burri 51-vjeçar ishte arrestuar para dy vitesh, kur ishte zënë duke e dhunuar një vajzë të re, transmeton tg.

Ai shfrytëzonte miqësinë me prindërit e viktimave, që të zbulonte kohën kur ato janë vetëm në shtëpi.

Pasi i drogonte, i dhunonte seksualisht dhe e xhironte tërë procesin. Meqenëse akuzohet edhe për pornografi fëmijësh, gjykata e ka dënuar edhe me dhjetë vite tjera prapa grilash.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: