Zemërimi po rritet për një “taksë tërmeti” të vendosur nga qeveria turke më shumë se dy dekada më parë, pas një tërmeti masiv. 88 miliardë lira (4.6 miliardë dollarë ose 3.8 miliardë paund) ishte menduar të shpenzoheshin për parandalimin e fatkeqësive dhe zhvillimin e shërbimeve të urgjencës. Në vitin 1999, më shumë se 17,000 njerëz u vranë në një tërmet të fuqishëm që goditi Turqinë veriperëndimore.

Pyetjet për “taksën e posaçme të komunikimit”– siç e quajnë autoritetet, bëhen sa herë që ka tërmet në Turqi. Por qeveria nuk ka shpjeguar kurrë publikisht se si shpenzohen paratë, sipas BBC Turkish.

“Ku kanë shkuar të gjitha taksat tona, të mbledhura që nga viti 1999?”, tha Celal Deniz, 61 vjeç për AFP. Vëllai dhe nipërit e tij mbeten të bllokuar nën rrënoja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: