E besoni apo jo, por Lazio-s nuk i mjaftojnë 8 pikë për të kaluar më tej në Europa League, në një grup ku të 4 ekipet e mbyllën në kuotë të njëjtë pikësh. Në fund, ai që bëri diferencën ishte golavarazhi.

2
2

Ekipi i Hysaj e mbyll në vendin e tretë pas humbjes minimale të pësuar në transfertë përballë Feyenoord. Golin tre pikësh për ekipin holandez e shënoi Gimenez në minutën e 64-ët. Titullar dhe 90-minuta në fushë ishte edhe anësori kuqezi Elseid Hysaj, i vlerësuar me notën 5,5. Feyenoord dhe Midtyjlland kalojnë më tej në fazën me eliminim direkt në Europa League ndërsa Lazio është e detyruar të luaj në play-off për të siguruar një biletë për në 1/16 e Conference League:

E
E

Kemi gabuar vetëm një ndeshje, atë kundër Midtyjlland, por në Evropë, ndryshe nga kampionati, nuk e ke luksin të bësh një gabim të tillë. Ekipi në përgjithësi nuk më zhgënjeu, tani duhet të përgatisim me qetësi sfidën kundër Romës”, u shpreh Sarri në konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb