Kjo mund të jetë pak e frikshme, një gabim i thjeshtë i gjuhës ose zgjedhja e fjalës së gabuar mund t’ju kushtojë vërtet shtrenjtë- por e kundërta është jashtëzakonisht e fuqishme. Të qënit një udhëheqës më i mirë ndonjëherë është ekuivalente e thjeshtë e fjalëve që ju përdorni. Pra, cilat janë llojet e shprehjeve që mund të kenë këto efekte magjike?

Lexoni më poshtë nga Monitor:

1. “Kjo tingëllon e rëndësishme për ju, më lejoni ta mbaj shënim
Duke shtuar këtë frazë të thjeshtë në listën tuaj më të përdorur të shprehjeve vetëm ju ndihmon të mbani mend informacion të rëndësishëm, por edhe sinjalizon për ekipin tuaj se ju e vlerësoni kontributin e tyre.
Ndërsa kushtoni vëmendje, dhe ekipi juaj e di këtë, gjithkush del i fituar.

2. ‘Po, dhe …’
Si baza e ‘komedisë së improvizuar’ ashtu dhe udhëheqja e mirë mbështetet mbi idetë e kolegëve tuaj në vend se në shkatërrimin e tyre. Kjo është arsyeja pse kjo frazë e thjeshtë është aq e rëndësishme. Sigurohuni të kaloni nga ‘Po, por..’ në ‘Po, dhe…’.

3. “Më tregoni për herën e fundit që ka ndodhur
Kjo frazë është më e dobishme në kontekstin e trajtimit të problemeve apo gabimeve. Nëse ekziston ndonjë problem, duke kuptuar kontekstin e gjendjes mund të ndihmojë të siguroni një zgjidhje më të mirë. Kjo mund të ndihmojë të eleminoni paragjykimin dhe të siguroheni se nuk ‘kërceni’ menjëherë në përfundime, nëse po trajtoni dy anët e një argumenti, apo thjesht po ‘gërrmoni’ rrënjët e një problemi. Është e lehtë që njerëzit të hidhen direkt në atë që ata mendojnë se është përgjigja kur ata vijnë tek ju. Në vend që të hidheni direkt tek ajo,një pauzë dhe mësimi i dickaje më shumë mund të ndihmojë këdo.

4. ‘…Ende.’
Supozoni se shefi ju tërheq mënjanë dhe ju tregon se: ‘Ju nuk keni aftësitë e duhura për projektin. ‘Më pas mendoni një situatë të ndryshme, ku shefi ju tregon se: Ju nuk keni aftësitë e duhura për projektin, ende’ ose ‘Ju ende nuk keni lidhjet për ta arritur realizimin e kësaj marrëveshje.’ Fjala ende bën të gjithë ndryshim në botë. Në shembullin e parë, ju ndiheni të pa vlerë. Në shembujt me ‘ende,’ ju ndjeni sikur ju nuk mund të jetë gati tani, por ju mund të jeni në të ardhmen.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: