Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka cilësuar një tjetër rezultat të suksesshëm të zbatimit të Reformës në Drejtësi, përzgjedhjen e katër gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

“Plotësimi i Gjykatës së Lartë është një prioritet për të gjithë ne dhe që do të duhet të vijohet në muajt në vijim me vakancat e tjera”, deklaroi Gjonaj.

Tashmë dhe me frymëmarrjen që do të japin ndryshimet e reja ligjore për Gjykatën e Lartë, tha Gjonaj, do të jetë e mundur shqyrtimi i dosjeve në kohë më të shpejtë.

“Suksese katër anëtarëve të rinj të kësaj Gjykate në detyrën e tyre, e cila mbart shumë përgjegjësi para qytetarëve shqiptarë. Rezultatet e Reformës në Drejtësi vijojnë. Falenderime për mbështetjen partnerëve tanë të përkushtuar tek rezulatet e Reformës në Drejtësi, Ambasadës së SHBA-s në Tiranë, Bashkimit Europian dhe të gjithë aktorët e tjerë të angazhuar”, u shpreh ministrja.

Gjonaj Fb
Gjonaj Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb