Ndeshja më e rëndësishme e javës në “Premier League” mes Arsenal e Manchester City ka përfunduar me rezultatin e barabartë 2-2.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë e drejtuar nga Pep Guardiola kur në minutën e 5-të falë gjermanit Sane mposhtën për herë të parë Peter Cech. Pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, Walcot shënon golin që do barazonte përkohësisht rezultatin në 1-1. Por Aguerro nuk kërkon të shkojë në dhomat e zhveshjes me këtë rezultat dhe në të 42-ën i jep sërish avantazhin “citiziens” në “Fly Emirates”.

Pjesa e dytë nis me ritmin e së parës. Raste të shumtë nga te dy palët që gjejnë konkretizimin falë Mustafit në të 53-ën. Futbollisti me origjinë shqiptare vendos baraspeshat në fushë që vijojnë të tilla deri në përfundimin e takimit. Kujtojmë se Mustafi mori pjesë edhe në golin e parë duke asistuar për Walcot.

Nga minuta e parë në këtë sfidë u aktivizua edhe Granit Xhaka, futbollisti shqiptar që luan për Kombëtaren e zvicrës. Momenti i vetëm për t’u veçuar për Granitin ishte minuta e 32-të kur u ndëshkua me të verdhë.

Arsenal vs Manchester City 2-2 All Goals… by YNWAHD
Me nga një pikë të fituara në fund të takimit, Arsenal renditet i 6 me 51 pikë, 2 më shumë se Manchester United, ndërsa City mban vendin e 4 me 58 pikë, 1 më pak se Liverpul që mposhti dje Evertonin 3-1 në “Amfiel Rou”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb