Aventura e holandezit Frank De Boer në “Premier League” ka zgjatur vetëm 4 javë. Tekniku është shkarkuar sot nga drejtuesit e klubit të Crystal Palace me motivacionin e rezultateve të dobëta.

Në 4 ndeshjet e 4 javëve të para të këtij sezoni në “Premier League”, Cristal Palace mori 4 humbje dhe nuk arriti të shënonte asnjë gol. Në këtë mënyrë drejtuesit e klubit vendosën të mos i besojnë më trajnerit De Boer duke i komunikuar lirimin nga detyra, raporton “Express”.

47-vjeçari dështon për të dytin sezon radhazi pasi vitin e kaluar aventura e tij me Interin zgjati vetëm 85 ditë, duke lënë zikaltërit larg pritshmërive që kishin. Pas eksperiencave negative jashtë Holandës, duket e largët koha kur De Boer shkëlqente me Ajax me titujt kampionë radhazi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb