Armando Sadiku ka lënë gjurmën në ndeshjen e Kupës së Polonisë që skuadra e tij Legia fitoi me rezultatin e thellë 4-0 kundër Ruh Z. Bomberi elbasanas i cili u fut në fushën e lojës në minutën e 60-të duke zëvendësuar Niezgodës, realizoi pas vetëm 4 minutash në të 64-ën duke dërguar shifrat përkohësisht në 2-0.

Ky rezultat i dha të drejtën Legias për tu kualifikuar në raundin çerekfinal të Kupës së Polonisë. Skuadra e shqiptarit është favorite për të fituar këtë trofe falë kontingjentit cilësor të lojtarëve që ka në përbërje.

Raundi pasardhës rezervon një tjetër kundërshtar të thjeshtë në letër për Legian që do të përballet me Druteks Bitovian, skuadër që militon në Divisionin 1.
Sadiku2-470x470
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb