TIRANE

Alketa Vejsiu dhe Amadeus ishin të ftuar në emisionin “Porta a Porta” ku folën edhe njëherë për eksperiencën e tyre në Sanremo. Dy prezantuesët folën edhe njëherë për kohën shtesë që Alketa foli në skenë. E pyetur nga prezantuesi Bruno Vespa, për momentin kur Alketa zbriti dhe ngjiti dy herë shkallët në festival, moderatorja shqiptare u shpreh se i vodhi dy minuta më shumë kohë për të realizuar ëndrrën e saj.

“I zbrita, i ngjita dhe i zbrita sërish. Duhej të vidhja dy minuta sepse ishin 20 vitet e jetës sime në televizion në Shqipëri që doja të lija një shenjë modeste, por ai është një xhentëlmen dhe gjëja që duhet të mësojmë të gjithë për Amadeus është që, kjo përulësi të prek”. Edhe vetë Amadeus foli për kohën pak më të zgjatur të prezantueses shqiptare. “Një fitore e ‘Sanremo’-s është fitore e të gjithëve. Unë bëj një analogji me futbollin sepse e dua shumë futbollin. Kur një skuadër fiton, merita është e sulmuesit, merita është e mesfushorit, por, merita është e të gjithë skuadrës. Nëse elementët janë prezantuesit, të ftuarit, të rinjtë, këngët në garë, nëse të papriturat nuk do të kishin ndodhur, nuk do të ishte i njëjti festival. Ky është festivali, secili prej nesh ka dhënë kontributin e tij për të bërë këtë festival”, u shpreh Amadeus.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: