Duke lënë mënjanë shkaqet e mundshme, shumica prej nesh, sidomos gratë, janë vazhdimisht në kërkim të mënyrave për t’i fshehur flokët e bardhë. Në përgjigje të kësaj nevoje, industria kozmetike ka zhvilluar një shumëllojshmëri të gjerë të ngjyrave dhe produkteve kozmetike, por problemi është se disa produkte janë të ngarkuara me kimikate të tilla si amoniaku, i cili nuk është i shëndetshëm dhe shkatërron flokët. Ndaj, ne sot do t’ju ofrojmë disa alternativa natyrore për të fshehur flokët e bardhë.

1. Sherebela
Ekstrakti i sherbelës rekomandohet për ata që kanë flokë ngjyrë kafe, pasi ajo ndihmon të mbajë tonin e errët dhe të fshehë flokët gri.
Përbërësit:
• Pak sherbelë
• 1 qese çaj i zi
• ½ litër ujë

Përgatitja:
• Vendosni në vlim një litër ujë. Shtoni sherebelën dhe qesen me çaj të zi.
• E lini të ziejë me zjarr të ulët për 5 minuta, pastaj e hiqni.
• Pasi ta keni lënë të qetësohet pak, e kulloni dhe me lëngun e fituar lani flokët tuaj.
• Përsëriteni trajtimin të paktën tre herë në javë.

2. Rozmarina
Rozmarina jo vetëm që ndihmon për të intensifikuar tonin e errët të flokëve, por ajo parandalon edhe thinjat e parakohshme si dhe rënien e flokëve. Përmbajtja e saj e lartë me lëndë ushqyese stimulon rritjen e flokëve dhe rregullon pH natyral të kokës.
Përbërësit:
• 1 degëz rozmarine
• 1 litër ujë

Përgatitja:
• Hidhni degëzën e rozmarinës në një litër ujë dhe e lini të ziejë për 15 minuta.
• Pas kësaj kohe, e lini të ftohet dhe më pas e derdhni në një shishe spray.
• Aplikojeni në gjatësinë e flokëve dhe në lëkurën e kokës dy herë në ditë.
• Nuk ka nevojë për shpëlarje.

3. Shafran dhe kamomil
Kombinimi i thjeshtë i shafranit dhe kamomilit mund të ndihmojë në rivendosjen e bukurisë në flokët biond dhe në ata ngjyrë kafe të lehtë, të ushqyerit e tyre dhe maskimin e flokëve gri.
Përbërësit:
• 5 lugë lule kamomil (50 g)
• 1 lugë gjelle shafran (10 gr)
• 1 litër ujë

Përgatitja:
• Vendosni në vlim një litër ujë, shtoni lulet e kamomilit dhe një lugë gjelle shafran.
• I përzieni mirë, e më pas e hiqni nga zjarri dhe e lini të qëndrojë për 30 minuta.
• Kullojeni lëngun nëpërmjet një site dhe pastaj e zbatoni në të gjithë kokën.

4. Arra
Gjethet e arrës janë përdorur në industrinë e kozmetikës për përgatitjen e ngjyrave për flokët. Kjo është për shkak se ato përmbajnë juglone, një ngjyrë natyrale që ndihmon për të intensifikuar tonin natyror dhe për të maskuar flokët e bardhë.
Përbërësit:
• 2 grushte me gjethe arre të shtypura
• 1 litër ujë

Përgatitja:
• Vendos për të ngrohur një litër ujë dhe kur ai të fillojë të vlojë, hidh dy grushtet e gjetheve të arrës.
• Ulni zjarrin dhe i lini të ziejnë për 5 minuta.
• E lini të ftohet dhe në fund filtroni ujin me një sitë.
• Përdoreni atë para shpëlarjes së fundit në të gjithë gjatësinë e flokëve. (shije)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: